Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete.
Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur gjithashtu se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion./KK