Top-klubet angleze raportohet se janë hedhur në sulm për yllin e Juventusit, Kenan Yildiz.
Pas Chelseas dhe Arsenalit, tashmë në garë për 20-vjeçarin është futur edhe Tottenham, një tjetër klub i madh i Premier League-s.
Megjithatë, torinezët besojnë se Yildiz do të rinovojë kontratën me Juvën.
“Spurs” janë duke kërkuar sulmues dhe Yildiz-in e konsiderojnë lojtar i duhur për Tottenhamin.
Yildiz po kalon një sezon të shkëlqyer me Juventus, duke shënuar nëntë gola në ndeshjet e këtij edicioni dhe duke dhënë asistin vendimtar për golin e Juan Cabal në fitore 1-0 ndaj Bologna-s gjatë fundjavës.
Forma e tij e ka bërë atë një nga lojtarët kyç të sulmit të Juventusit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Pavarësisht interesimit në rritje nga Premier League, Juventusi mbetet i bindur se Yildiz dëshiron të qëndrojë. Klubi po planifikon një raund të ri bisedimesh për rinovimin e kontratës, me synimin për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë dhe për të shmangur spekulimet për pjesën e dytë të sezonit.