Një shtetas i Kosovës, i dyshuar për përfshirje në një grup kriminal, është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 15.12.2025 ka realizuar ekstradimin e shtetasit kosovar nga Kosova për në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftim shtohet se ekstradimi i të dyshuarit është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre shqiptare.
Policia paralajmëroi se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të “parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që lidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.