Cundy godet United-in: Me taktikat e Amorimit nuk bëhen skuadër serioze

- Bota Sot

Cundy godet United-in: Me taktikat e Amorimit nuk bëhen skuadër serioze

Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Tottenhamit, Jason Cundy, ka kritikuar ashpër Manchester Unitedin dhe trajnerin Ruben Amorim, duke deklaruar se “Djajtë e Kuq” nuk do të mund të konsiderohen kurrë një skuadër serioze me mënyrën aktuale të lojës.

Cundy reagoi pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Bournemouth, të hënën mbrëma në “Old Trafford”, një ndeshje që sipas tij ekspozoi mungesën e disiplinës dhe organizimit te United.

“Ata nuk luajnë ndeshje të ngushta dhe të mërzitshme, ato ku duhet durim dhe disiplinë. Ndonjëherë duhet të jesh pikërisht ajo skuadër. Duhet të kesh rregull dhe strukturë në vendosje”, tha Cundy për “talkSPORT”.

Cundy theksoi se momenti kur United kaloi në avantazh 4-3, pas golit të Cunhas, duhej të ishte vendimtar për mbylljen e ndeshjes:

“Goli i katërt ishte dhuratë. United kishte dalë nga burgu. Shënuan dy gola shpejt dhe ishin përpara. Në atë moment, thjesht mos e pëso golin tjetër”, theksoi ai.

Por, sipas tij, problemet nuk ndalën aty.

“Jo vetëm që e pësuan golin e radhës, por pësuan edhe dy ose tre të tjerë. Është lojë pa kontroll. Nuk e shoh se si United mund të bëhet skuadra që dëshiron duke luajtur në këtë mënyrë”, pohoi Cundy.

Në fund, Cundy solli në vëmendje edhe një thënie të famshme të Sir Alex Ferguson, e cila u shfaq edhe gjatë transmetimit televiziv.

“Sulmet të fitojnë ndeshje, por mbrojtjet fitojnë tituj’. Disa mund të mos bien dakord, por thelbi mbetet i njëjtë: mbaje portën të paprekur dhe goli do të vijë”.

Ai përmendi Arsenalin si shembullin aktual më të mirë të kësaj filozofie.

“Arsenali tani është po aq i mirë sa kushdo tjetër në këtë aspekt”, përfundoi Cundy.



Read it all at Bota Sot