E dashura nga Kosova detyron yllin e futbollit të kërkojë largimin nga Dortmundi

- Bota Sot

E dashura nga Kosova detyron yllin e futbollit të kërkojë largimin nga Dortmundi

Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi, ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi, sipas raportimeve të Bild. 

Arsyeja e tij lidhet me jetën personale: e dashura e tij nga Kosova (Loredana Zefi) preferon të jetojë në një qytet të madh evropian dhe Dortmundi duket se nuk i plotëson pritshmëritë e saj.

Për të lehtësuar një largim të mundshëm, Adeyemi ka ndryshuar agjentin dhe ka nisur bisedime për rinegociimin e kontratës, duke krijuar mundësinë që ai të transferohet në një tjetër klub.

Situata paraqitet e ndërlikuar për Dortmundin, pasi kontrata aktuale e Adeyemi-t skadon në 2027, dhe çdo rinovim i mundshëm mund të përfshijë një klauzolë të lartë shlyerjeje për të mbrojtur interesat e klubit.

23-vjeçari është lidhur me disa klube evropiane, me interes të veçantë nga ekipet e Premier League. Lëvizja e tij e ardhshme mund të ndodhë shumë shpejt, nëse Dortmundi pranon kushtet e tij ose merr ofertën e duhur.



Read it all at Bota Sot