Gati

- Bota Sot

Gati

Milani udhëton sot drejt Riadit, i impenjuar për Superkupën e Italisë.

Të enjten në mbrëmje kuqezinjtë do të ndeshen me Napolin në gjysmëfinale. Nëse kualifikohen, do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Bologna-Inter.

Trajneri Allegri do të ketë dy mungesa, Santiago Gimenez dhe Matteo Gabbia.

Së fundi Gimenez ishte në Holandë për një konsultë të specializuar, pasi terapia konservative deri tani nuk ka dhënë efekt.

Gabbia, i dëmtuar në ndeshjen me Sassuolo, nuk ka probleme serioze në gju. Ai do të kthehet shpejt, por nuk mund të luajë në gjysmëfinalen e Superkupës. Në vend të tij do të jetë De Winter. Nëse Milani shkon në finale, Gabbia do të fluturojë për në Riad, për të qenë i gatshëm në stol.

Për trajnerin Allegri ndërkohë ka edhe dy lajme të mira. Youssouf Fofana dhe Rafael Leao janë grumbulluar për Superkupën e Italisë, edhe pse nuk janë në 100%. Mesfushori francez ka kaluar problemet muskulore dhe luan për një fanellë titullari me Ricci dhe Loftus Cheek.

Leao është në listën e të grumbulluarve, por duket e vështirë që ai të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Napolit. Portugezi mund të ketë minuta në pjesën e dytë, ose në finalen e mundshme.

Stafi kuqezi duan që lojtari të jetë i rikuperuar plotësisht për të evituar ndalesa të tjera javët e ardhshme.

Dyshja sulmuese ndaj Napolit do të përbëhet nga Christopher Nkunku dhe Christian Pulisic.

Në dyshim te Milani është Modric, i cili i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri tani dhe mund ta nisë nga stoli gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.



Read it all at Bota Sot