Neymar, gati të rinovojë me Santosin

- Bota Sot

Neymar, gati të rinovojë me Santosin

E ardhmja e Neymarit në futbollin brazilian ka marrë një shtysë të re pas konfirmimit të Santosit në Serie A dhe kualifikimit të klubit për në Kupën Sudamericana.

Sipas të përditshmes R7 Esportes, sulmuesi dhe klubi nga Sao Paulo kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës, e cila skadon më 31 dhjetor, deri në mesin e vitit 2026.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është i dyfishtë: nga njëra anë, Neymar të jetë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës 2026, ndërsa nga ana tjetër të ketë mundësinë të garojë në Kupën Sudamericana me skuadrën ku u rrit si futbollist.

Mundësia e qëndrimit të Neymarit te Santos ka fituar edhe më shumë terren pasi lojtari njoftoi se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në menisk, me synimin që të rikthehet në formë optimale për Botërorin e ardhshëm.

Ky vendim është interpretuar si një sinjal i qartë i dëshirës së tij për të qëndruar aktiv dhe konkurrues, në mënyrë që të sigurojë një vend në kombëtaren braziliane të drejtuar nga Carlo Ancelotti, pasi aktualisht ende nuk është grumbulluar nga “Seleçao”.

Në këtë mënyrë, rinovimi i kontratës me Santosin shihet si një hap strategjik për Neymarin, i cili synon të rikthehet protagonist si në nivel klubesh, ashtu edhe me fanellën e Brazilit në skenën më të madhe të futbollit botëror.



Read it all at Bota Sot