Ish-trajneri i Liverpool-it në krye të skuadrës saudite

- Bota Sot

Ish-trajneri i Liverpool-it në krye të skuadrës saudite

Klubi saudit, Al Qadsiah, pjesë e Saudi Pro League, ka emëruar Brendan Rodgers si trajnerin e ri të ekipit të parë. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga klubi, pas raportimeve të ‘The Athletic’ se marrëveshja ishte pranë finalizimit.

Rodgers, 52 vjeç, ishte i lirë që nga largimi i tij nga Celtic në tetor dhe në Arabinë Saudite do të shoqërohet nga ndihmësit John Kennedy dhe Jack Lyons, me të cilët ka bashkëpunuar edhe më parë.

CEO i klubit, James Bisgrove, theksoi se emërimi i Rodgers erdhi pas një procesi të gjerë rekrutimi global dhe se përvoja, filozofia e lojës dhe suksesi i tij përputhen me ambicien e Al Qadsiah për t’u shndërruar në një nga klubet më të forta të Azisë.

Emërimi vjen pas shkarkimit të Michel Gonzalez dhe synon të sigurojë stabilitet përpara merkatos së janarit.

Al Qadsiah, në pronësi të Aramco, planifikon të zhvendoset në një stadium të ri sezonin e ardhshëm dhe e konsideron Rodgers një figurë kyçe për këtë fazë të re. Trajneri nga Irlanda e Veriut ka drejtuar më parë Sëansea City-n, Leicester City-n dhe Liverpool-in, ndërsa suksesi më i madh e shoqëroi te Celtic, ku fitoi tre tituj kampion, tri Kupa Skocie dhe një Kupë Lige. Me një përqindje fitoresh prej 75.5%, ai mban rekordin më të lartë në historinë e klubit skocez.



Read it all at Bota Sot