Milani do të udhëtojë sot drejt Riadit

- Bota Sot

Milani do të udhëtojë sot drejt Riadit

Milani do të udhëtojë sot drejt Riadit, ku të enjten do të përballet me Napolin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

Trajneri Massimiliano Allegri ka bërë publike listën e të grumbulluarve, ku bie në sy edhe emri i Maximilian Ibrahimoviiç, djali i Zlatan Ibrahimoviç..

Sipas raportimeve nga Sky Sport, Maximilian Ibrahimovic do të jetë pjesë e grupit së bashku me edhe pesë lojtarë të rinj të tjerë, me qëllim plotësimin e skuadrës dhe krijimin e mundësisë për Allegri që të testojë skema të ndryshme loje dhe situata nga goditjet standarde gjatë përgatitjeve.

Sa i përket situatës së lojtarëve në dyshim, Youssouf Fofana dhe Rafael Leao do të udhëtojnë me ekipin drejt Arabisë Saudite. Fofana është në gjendje të mirë fizike, ndërsa Leao nuk është ende në formën optimale dhe është shumë e vështirë që të aktivizohet si titullar në ndeshjen ndaj Napolit.

Një rikthim i mundshëm i portugezit mund të ndodhë vetëm nëse Milani arrin në finalen e kompeticionit. Ndërkohë, Matteo Gabbia dhe Santiago Gimenez nuk do të jenë pjesë e udhëtimit.

Gimenez po kalon një periudhë të vështirë te kuqezinjtë, mes zërave për një largim të mundshëm dhe një dëmtimi që e ka nxjerrë jashtë fushave, me mundësinë që të ndërhyhet edhe kirurgjikisht.



Read it all at Bota Sot