Spalletti do një dhuratë për Krishtlindje, fiksimi i tij është danezi Hojbjerg

- Bota Sot

Spalletti do një dhuratë për Krishtlindje, fiksimi i tij është danezi Hojbjerg

Po afrojnë Krishtlindjet dhe merkatoja e janarit gjithashtu.

Drejtuesit e Juventusit janë gati për t’i dhuruar trajnerit Luciano Spalleti një përforcim që ta ndihmojë në garën e Champions-it.

Bëhet fjalë për një goditje, që do ta rriste nivelin e skuadrës bardhezi që të kapë vendin e 4-t. Përparësi ka mesfusha dhe konkretisht një regjisor me kualitet që jetë lider te Juventusi. Administratori Damien Comolli është përqendruar në Francë dhe saktësisht në Marsejë.

Si drejtuesit e Juventusit, ashtu edhe Spalletti, kanë debolesë për Pierre-Emile Hojbjerg.

Futbollisti 30-vjeçar, i rritur te Bayern i Pep Guardiolës, vlerësohet për karakterin karizmatik dhe eksperiencën ndërkombëtare. Danezi është një lojtar që i përmirëson ata që luajnë pranë tij.

Juventusi në fakt nuk mund të bëjë çmenduri në merkaton e dimrit, megjithatë Comolli do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për afrimin e Hojbjerg. Danezi konsiderohet gjithashtu një element perfekt për sistemin 3-4-2-1, apo edhe për skemën 4-2-3-1.

Raportet mes Marsejës dhe Juventusit janë të mira, në verë arritën marrëveshjen për Timothy Weah.



Read it all at Bota Sot