Interi në telashe

- Bota Sot

Interi në telashe

Interi detyrohet të ndryshojë përsëri planet e janarit dhe të kthehet në merkato për një rol në të cilin mendonte se ishte i “mbuluar”.

Anësori holandez Denzel Dumfris, është operuar në Londër për problemet në tendinën e kaviljes dhe do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë.

Futbollisti ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale në një klinikë të specializuar në Londër pas dëmtimit të rëndë që pësoi dhe pritet që t’i mungojë Interit për një periudhë të gjatë, të paktën 2-3 muaj.

Kësisoj, për klubin hapet një “gropë” e mirëfilltë në krahun e djathtë, sidomos duke llogaritur rendimentin e holandezit i cili ka qenë një nga emrat më të spikatur në këto vite.

Alternativat nuk mungojnë dhe për zikaltrit janë të qarta opsionet që ka për të afruar futbollistë me karakteristika të ngjashme. I pari është Bruk Norton-Kafi i Xhenoas, një 21-vjeçar anglez i cili po bën mjaft mirë në Serinë A.

Opsioni i dytë sipas “Gazzetta Dello Sport” është Moris Valinçiç i Dinamo Zagrebit, i cili është versioni me kosto të ulët. Ndërsa emri i tretë është ai i Idrisa Ture te Pizës, gjermanit i cili luan në mesfushë, por mund të përshtatet në krah mjaft mirë në vendin e lënë bosh nga Dumfris.

Një nga këta tre emra pritet t’u bashkohet zikaltërve në janar, pasi duke qenë në luftë në shumë fronte, Interi kërkon të ketë një organikë sa më të plotë deri në kthimin e Dumfris.



Read it all at Bota Sot