Lajme aspak të mira për Interin. Klubi zikaltër duhet të bëjë të paktën 2-3 muaj pa mbrojtësin e djathtë, Denzel Dumfries.
Holandezi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë për 60-90 ditë.
“Këtë pasdite, Denzel Dumfries iu nënshtrua një operacioni për të stabilizuar kyçin e këmbës së majtë në Londër.
Mbrojtësi holandez do të ndjekë tani një program rehabilitimi gjatë javëve të ardhshme”, thueht në njoftimin zyrtar të klubit zikaltër.
Duke qenë se deri tani për krahun e djathtë në mungesë të Dmufries, Cristian Chivu ka përdorur Luis Henrique ose ka zhvendosur Carlos Augusto, nuk përjashtohet mundësia që Inter të ndërhyjë në afatin kalimtar te janarit dhe të transferojë një mbrojtës të djathtë.