Dembéle shpallet futbollisti më i mirë i vitit

- Bota Sot

Dembéle shpallet futbollisti më i mirë i vitit

Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembéle fitoi edhe çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.

Për të pranuar çmimin, sulmuesi francez u lidh nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon nesër në finalen e Kupës Ndërkontinentale, dhe përshëndeti të pranishmit:

“Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të ekipit, puna e palodhur gjithmonë shpërblehet”.

“Faleminderit familjes sime dhe PSG-së, me të cilët patëm një vit fantastik”, tha ai.

“Gjithashtu falënderoj Gianni Infantinon për mesazhin që mora në ditëlindjen time.

Shpresoj të kthehem përsëri vitin tjetër”.



Read it all at Bota Sot