BE propozon autorizimin e disa pesticideve pa kufizime kohore

- Bota Sot

BE propozon autorizimin e disa pesticideve pa kufizime kohore

Komisioni Evropian propozoi sot që të autorizojë disa pesticide për një kohë të pacaktuar, me përjashtim të substancave që konsiderohen të rrezikshme, me qëllim thjeshtimin e procedurave për bizneset.

Bruksel dëshiron ta bëjë sistemin e tij të autorizimit më të përgjegjshëm duke eliminuar kërkesën për rinovimin e disa pesticideve. Kjo masë, të cilës i frikësohen organizatat mjedisore, do t’u paraqitet shteteve anëtare dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Rivlerësimet periodike të kërkuara aktualisht për përbërësit aktivë do të hiqen sipas një propozimi të prezantuar sot nga komisioni. Substancat më të rrezikshme, megjithatë, do të jenë të përjashtuara.

Aktualisht, miratimi i një përbërësi aktiv në BE jepet vetëm për një periudhë të kufizuar deri në 15 vjet dhe duhet të rivlerësohet më pas.

Nëse rinovimi nuk është i suksesshëm, miratimi skadon.

“Sipas planeve të reja, rinovimet dhe rivlerësimet e synuara do të kryhen vetëm kur ka arsye shkencore për këtë”, tha komisioni.

Kjo do të aplikohet gjithashtu për herbicidin e kontestuar glifosat, të cilin komisioni nuk e konsideron të rrezikshëm.

Substanca përdoret që nga mesata e viteve 1970, kryesisht me emrin tregtar “Roundup” dhe tani gjendet në shumë pesticide nga prodhues të ndryshëm.

Kohët e fundit. Be-ja  zgjati miratimin për glifosatin deri në fund të vitit 2033.

Në disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, përdorimi i tij në kopshtet private si dhe në tokat publike është i ndaluar ose i kufizuar në mënyrë të rreptë për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe shëndetësore.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian tani do të shqyrtojnë dhe mund ta ndryshojnë propozimin.



Read it all at Bota Sot