Neziri e Vallçi fitojnë derbin e shqiptarëve në Zvicër

- Bota Sot

Neziri e Vallçi fitojnë derbin e shqiptarëve në Zvicër

St. Galleni ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Sionit, në takimin e javës së 18-të në Kampionatin e Zvicrës.

Ky ishte derbi mes shqiptarëve.

Për St. Gallenin shënuan Balde (51), Gortler (67), Besio (90+1) dhe për Sionin Chouaref (21),

Behar Neziri u paraqit nga minuta e parë për St. Gallenin dhe Kreshnik Hajrizi e Rilind Novokazi te Sioni. Donat Rrudhani dhe Benjamin Kololli u aktivizuan nga minuta e 72-të te Sioni dhe Albert Vallçi futet në vend të Nezirit në minutën e 89-të.

St. Galleni zë vendin e dytë me 34 pikë e Sioni në të 5-tin me 27 sosh.



Read it all at Bota Sot