Pritje të gjata në Vërmicë, kamionët presin me orë të tëra për hyrje në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Pritje të gjata në Vërmicë, kamionët presin me orë të tëra për hyrje në Kosovë

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar mbrëmjen e sotme në aksin Morinë-Vërmicë, të rrugës Morinë–Kukës, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Kamionët, përgjatë rrugës, pritën për të hyrë në Kosovë përmes pikës doganore të Vërmicës.

Drejtuesit e mjeteve të rënda bëjnë të ditur se pritjet zgjasin me orë, ndërsa theksojnë se situata të tilla janë pothuajse të shpeshta. Sipas tyre, ndër arsyet kryesore të vonesave janë puna e ngadaltë në doganën e Vërmicës, rëniet e herëpashershme të sistemit, si dhe koha e ndërrimit të doganierëve, njofton a2cnn.

Përveç vonesave në dorëzimin në kohë të mallrave, pritjet e gjata në kufi po krijojnë stres të shtuar për transportuesit, të cilët duhet të përballen edhe me temperaturat e ulëta të orëve të mbrëmjes.



Read it all at Gazeta e Prizrenit