Lajme të mira për Asllanin, drejtori i ri merr vendimin për rivalin serb të mesfushorit të Kombëtares

- Bota Sot

Lajme të mira për Asllanin, drejtori i ri merr vendimin për rivalin serb të mesfushorit të Kombëtares

Kristjan Asllani ka pasur një fillim me luhatje të eksperiencës së tij te Torino, duke alternuar paraqitje shumë pozitive me të tjera ku nuk është vlerësuar si në lartësinë e duhur.

Por gjithsesi, në klubin torinez duken të bindur për zgjedhjen që kanë bërë duke afruar mesfushorin shqiptar nga Interi dhe kjo shihet edhe nga qëndrimi i drejtorit të ri sportiv, Davide Petraki.

Sipas të përditshmes sportive “Tuttosport”, ky i fundit po mendon të bëjë ndërhyrje në merkato në janar, por edhe largime futbollistësh të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Asllani konsiderohet prej tij i paprekshëm si regjisori i mesfushës ndaj po mendohet afrimi i dy rivalëve të tij direkt për një vend në formacion.

Parashikohet që mesfushori Ivan iliç të nxirret në shitje, me shpresën që të rikuperohet një pjesë e shifrës prej 15 milionë eurosh që klubi shpenzoi për ta blerë në vitin 2022. Ndërkohë, turku Emirhan Ilkhan do të çohet në huazim, në mënyrë që të ketë minuta, pasi do të jetë e vështirë ta bëjë një gjë të tillë nën hijen e Asllanit i cili vlerësohet si i paprekshëm në rreshtimin e ekipit.



Read it all at Bota Sot