Nedim Bajrami ishte i pafat në sfidën që Rangersit

- Bota Sot

Nedim Bajrami ishte i pafat në sfidën që Rangersit

Nedim Bajrami ishte i pafat në sfidën që Rangersit fitoi 3:0 ndaj Kilmarnock në Premiership në Skloci. Mesfushori i Kombëtares u aktivizua si titullarë për herë të parë pas disa muajsh, por ishte i pafat, pais pas vetëm 21 minutash u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Pas asaj ndeshje, që u zhvillua më 6 dhjetor, Danny Rohl la të kuptohej se shqiptari ka një dëmtim serioz, gjë e cila shqetësoi dhe alarmoi tifozët shqiptare dhe jo vetëm. Tashmë ka ardhur një postim nga vetë Bajrami.

Lideri i Kombëtares shqiptare nëpërmjet një “Insta-Story” ka lanë të kuptohej për gjendjen e tij.

Mesfushori ka shkruar: “Soon, që do të thotë së shpejti”.

Kjo tregon se 26-vjeçari do të jetë gati së shpejti, ndërsa nuk ka zbuluar kohën kur do ta shikojmë sërish në fushë.

Ndërkohë vlen të theksohet se ky vit për të nuk ka qenë shumë i mirë, pasi te Rangers nuk ka mundur të ketë minutat e dëshiruara.



Read it all at Bota Sot