Dëmtimi i holandezit

- Bota Sot

Dëmtimi i holandezit

Brooke Norton-Cuffy, zbulimi i Genoa-s, është emri në krye të listës së Marotta-s dhe Ausilio-s për të zëvendësuar Denzel Dumfries.

Dëmtimi i holandezit, i operuar dhe 3 muaj jashtë fushave, e detyron klubin zikaltër të futet në merkato.

Opsioni i parë ishte Marco Palestra, lojtari në pronësi të Atalanta-s, me të cilën Interi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen për Lookman në verë. Më pas klubi ka zgjedhur Norton-Cuffy, i ndjekur me vëmendje në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku duket se ka bindur.

Ai duket profili ideal për krahun e djathtë. Pikëpyetja e vetme e madhe ka të bëjë me çmimin, sepse Genoa nuk e lëshon pa të paktën 20 milionë euro. Një investim i konsiderueshëm  në merkato dimri.

Brooke Norton-Cuffy, 21 vjeç, është rritur në fidanishten e Arsenal. Ai ka treguar se është një lojtar i shpejtë, që shtyn përpara në sulm.

Një sozi e Dumfries, por ende jo aq i pjekur sa holandezi. Mund të luajë shumë mirë në mbrojtjen me 4, por edhe në gjithë krahun e djathtë.

Deri tani ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së drejtuar nga trajneri De Rossi dhe Interit do t’i bënte punë.



Read it all at Bota Sot