Kategoria e Parë luan sot ndeshjen e prapambetur mes Ilirisë dhe Skënderbeut.
Kjo ndeshje nuk u zhvillua pak javë më parë për shkak të dhunës ndaj lojtarëve të Skënderbeut në ambientet e stadiumit “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, pak pas mbërritjes së ekipit mik.
Komisioni i Disiplinës vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet më 17 dhjetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 13:00. Për Skënderbeun, që kryeson renditjen, është një mundësi e mirë për shkëputje më të madhe nga Laçi i vendit të dytë, aktualisht 4 pikë prapa.
Korçarët vijnë nga dy humbje radhazi (me Pogradecin dhe Laçin) dhe në fushë asnjanëse kanë mundësi më të mëdha për fitore. Iliria është një “kockë e fortë”, por do të vuajë mungesat nga dënimet nga Disiplina.