Real Madridi e nis sonte rrugëtimin në Kupën e Mbretit.
Ata do të përballen ndaj skuadrës së Talavera de la Reina, skuadër kjo që bën garat në ligën e tretë të Spanjës.
Disa orë para ndeshjes klubi spanjoll bëri postimin në rrjetet sociale, me mbishkrimin “90 minuta në El Prado janë të gjata”.
Kjo shihet edhe si thumbim për “Los Blancos”-ët, për atë postimin në ndeshjen çerek-finale ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.
Kujtojmë se ndeshja Talavera de la Reina-Real Madridi, zhvillohet sonte në orën 21:00.