Shumë ndryshime nga Hansi Flick

- Bota Sot

Shumë ndryshime nga Hansi Flick

Shumë ndryshime nga Hansi Flick për ndeshjen në Guadalajara.

Konteksti i përballjes e ftonte këtë qasje, ndaj një kundërshtari nga Primera RFEF, me skuadrën blaugrana në një moment shumë të mirë si në rezultate ashtu edhe në lojë.

Megjithatë, trajneri gjerman kishte marrë me vete gjithë “artilerinë” për çdo rast.

Dhe, për fat të keq për të, është dashur ta përdorë një pjesë të madhe të saj.

Shumë ndryshime, siç thamë, krahasuar me ndeshjen ndaj Osasunës. Mundësi për Jofre Torrents, Marc Bernal, Bardghji apo Casadó.

Ky i fundit nga Sant Pere de Vilamajor, meqë ra fjala, ka luajtur si mbrojtës i djathtë në pjesën e parë. Ndërkohë, Lamine Yamal ishte një titullar surprizë dhe u aktivizua si mesfushor ofensiv, duke lënë Roony në krahun e djathtë.

Në pjesën e dytë, duke qenë se rezultati mbeti 0-0 dhe nuk po arrinin të thyenin mbrojtjen kundërshtare, u desh të futeshin në lojë Pedri, Balde dhe Pau Cubarsí. Natyrisht, kjo nuk ishte ajo që dëshironte Flick, i cili do të kishte preferuar t’u jepte minuta Dro-s dhe Tommy-t në “Pedro Escartín”, por nuk ishte e mundur.

“Nuk është e lehtë të luhen këto ndeshje të Kupës, por më e rëndësishmja, çelësi, është presioni në fushën kundërshtare, mentaliteti dhe qëndrimi”, vlerësoi Hansi.

Sa i përket aktivizimit si titullar të Ter Stegenit: “Për mua, Marc është kapiteni. Ishte një mundësi e mirë për të, ka dhënë shumë për klubin. Kemi folur me stafin teknik dhe kemi vendosur që të luante.

Vetëm për këtë ndeshje”. “Jam i kënaqur me qëndrimin dhe me fitoren, këto ndeshje nuk janë kurrë të lehta. Jemi në raundin tjetër, kjo është më e rëndësishmja”.



Read it all at Bota Sot