“Jemi shumë të etur për të shkuar në Kupën e Botës.
Jemi të përqendruar në atë që duhet të bëjmë, duhet të përgatitemi sa më mirë që të mundemi dhe të arrijmë atje me një ndjenjë të fortë qëllimi.”
Kjo është deklarata e mbrojtësit të Romës, Gianluca Mancini, në një intervistë për mediat italiane, ku diskutoi për ekipin kombëtar dhe mundësinë për t’u kualifikuar në një Botëror pas dy dështimesh radhazi.
Më pas, ai foli edhe marrëdhënien me trajnerin e kombëtares Gennaro Gattuso: “Marrëdhënia ime me trajnerin është e bukur, e pastër dhe e vërtetë.
Ai është dikush që ka qenë në gjendje të krijojë në një kohë të shkurtër atë që duhet të krijohet brenda një ekipi.”