Marchetti: Për shkak të depresionit nuk arrija të hidhesha

- Bota Sot

Marchetti: Për shkak të depresionit nuk arrija të hidhesha

Ish-portieri i njohur, Federico Marchetti, ka ndarë hapur historinë e tij të vështirë, duke folur për betejën me depresionin, rëndësinë e besimit në jetën e tij dhe përvojat e hidhura gjatë karrierës.

Ai thekson se besimi e ka shpëtuar në momente kritike, duke përmendur një aksident të rrezikshëm në moshën 20-vjeçare dhe më pas, si një shtyllë mbështetëse për të kapërcyer depresionin.

Marchetti pranon se gjatë kësaj periudhe, ai humbi veten dhe nuk arrinte dot as të hidhej për të pritur topin.

Gjatë kohës së tij te Cagliari, Marchetti përjetoi atë që ai e quan “mobing të maskuar”. Pas Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, ku luajti dy ndeshje, ai u akuzua se kishte shprehur dëshirën për të luajtur në Champions League. Kjo shkaktoi një “luftë pa fund” me presidentin Cellino, i cili refuzonte çdo ofertë për transferimin e tij, përfshirë ato nga Roma dhe Milan. Marchetti tregon se klubi e mbuloi gjendjen e tij depresive si një dëmtim, duke e lënë vetëm në një kohë kur kishte nevojë për mbështetje, duke theksuar se depresioni është një sëmundje që duhet trajtuar seriozisht.

Pas një viti pa luajtur, ai u transferua te Lazio, ku fitoi Kupën e Italisë në derbin e vitit 2013, një moment që e konsideron “magjik” dhe që i bëri ata “të pavdekshëm”. Megjithatë, edhe te Lazio, pas disa sezoneve pozitive, ai humbi vendin dhe u la jashtë skuadrës.

Marchetti mohon se kjo ishte faji i tij, duke theksuar se Roma është një ambient i vështirë ku një gabim i vetëm mund të shkaktojë kritika të ashpra dhe thashetheme të pavërteta për jetën e tij personale.

Përvoja e tij te Genoa, ku u transferua në vitin 2018, ishte gjithashtu zhgënjyese.

Ai e cilëson trajnerin Blessin si “trajnerin më të keq të parë ndonjëherë”, duke e akuzuar për trajtim poshtërues dhe fyerje të vazhdueshme ndaj lojtarëve, veçanërisht italianëve.

Marchetti përmend rastin e Calafiorit, të cilin Blessin e quante “italian bastard”, dhe atë të Pandevit, i cili zgjodhi të largohej te Parma në Serie B vetëm për t’i shpëtuar trajtimit të tij. Marchetti shpreh keqardhje për mënyrën se si u menaxhua situata te Genoa dhe për faktin që nuk luajti kurrë për një klub të madh, megjithëse është i lumtur me rrugëtimin e tij.



Read it all at Bota Sot