Tirana humb të tjera pjesë para sfidës me Vllazninë

- Bota Sot

Tirana humb të tjera pjesë para sfidës me Vllazninë

“Klasikja e Shqipërisë”, Tirana-Vllaznia, luan në fundjavë aktin e dytë për këtë sezon. Sfida zhvillohet të shtunën në kryeqytet dhe do të transmetohet direkt në RTSH.

Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje në situata të vështira. Vllaznia nuk fiton prej 5 javësh, ndërsa Tirana po kalon një krizë të thellë, me vetëm 1 fitore në 16 javë kampionat. Shkodranët nisen favoritë në këtë ndeshje, edhe pse luajnë në fushën e bardhebluve.

Përveç revolucionit që ka nisur klubi kryeqytetas, me disa lojtarë të larguar dhe të tjerë në proces largimi, trajnerit Ardian Nuhiu i është rritur shkalla e vështirësisë, pasi ka humbur edhe dy titullarë.

Ndong dhe Tabekou nuk do të jenë të gatshëm kundër Vllaznisë.

Mbrojtësi i majtë është angazhuar me kombëtaren e Guinesë Ekuatoriale në Kupën e Afrikës.

Sulmuesi Tabekou ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar për javën e 17-të.

Dy mungesa me peshë për trajnerin Nuhiu, i cili duhet të modifikojë formacionin, por nuk ka shumë alternativa.

Tirana me siguri do të grumbullojë lojtarë nga ekipi i të rinjve për t’i pasur në stol të shtunën.



Read it all at Bota Sot