PSG do të luajë sot ndaj Flamengos finalen e Kupës Interkontinentale në Doha të Katarit,
Një ndeshje që shënon praninë për herë të parë të një skuadre franceze në një finale të tillë.
Këtë ndeshje e luan zakonisht fituesja e Ligës së Kampioneve, por në edicionin e mëparshëm kur një klub francez kishte fituar trofeun, 1992-1993, ekipi nuk u lejua të merrte pjesë.
Ajo skuadër ishte Olimpik Marseja, e cila kishte mundur në finale Milanin me shifrat 1-0.
Por pas asaj finaleje të fituar, klubi francez u pezullua për shkak të skandalit të korrupsionit që përfshiu presidentin e saj, Bernard Tapi.
Ndaj në finalen e Kupës Interkontinentale asokohe u paraqit Milani, që u ndesh me Sao Paulon dhe u mund me shifrat 3-2.