Shqiprim Imeri i bashkohet Kombëtares së Kosovës

- Bota Sot

Shqiprim Imeri i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Ylli i FC Drenicës, lojtari i talentuar Shqiprim Imeri, është ftuar dhe i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, si shpërblim për formën e shkëlqyer që po kalon këtë edicion.

“Imeri është një nga golashënuesit më të mirë të Superligës së Kosovës dhe me paraqitjet e tij konstante, angazhimin maksimal dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në lojën e skuadrës së tij, ka bindur stafin e trajnerëve për ta përfshirë në listën e Kombëtares.

Lojtari i FC Drenicës do të jetë pjesë e Kosovës në turneun që do të zhvillohet në Çeki, ku Dardanët do të përballen me Lituaninë, Letoninë dhe Çekinë, turne në të cilin pritet edhe debutimi i tij me fanellën dardane.
Me afrimin e Shqiprim Imerit dhe përfshirjen e lojtarëve të rinj e premtues në listën e Kombëtares, përbërja e Kosovës në futsall po bëhet gjithnjë e më e pasur në cilësi dhe alternativë. 

Kjo tregon qartë se futsalli ka një bazë të fortë për të ardhmen dhe se Kombëtarja po ndërtohet mbi talent, punë dhe perspektivë afatgjate”, thuhet nga FFK Futsal.



Read it all at Bota Sot