Suarez ka vendosur

- Bota Sot

Suarez ka vendosur

Për pak mbush 39 vjeç, por Luis Suarez nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

Përkundrazi, është gati ta zgjasë aventurën me Inter Miami.

Sipas “The Athletic”, negociatat mes palëve janë drejt mbylljes, pas javësh pasigurie për të ardhmen e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Liverpool-it, i cili pati një rol më të kufizuar në finalen që i solli titullin e MLS klubit nga Florida.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga pronari Jorge Mas, i cili ka theksuar se qëndrimi i Suárez ishte një opsion konkret. Pavarësisht një fundsezoni më pak protagonist, Suarez e mbylli me shifra të rëndësishme: 17 gola dhe 17 asistime në 50 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

Në Miami, uruguajani formon me Lionel Messin një dyshe sulmuese të konsoliduar, ndërsa klubi po përgatitet për realitetin e ri pas largimit të Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Inter Miami ka forcuar skuadrën edhe me blerjen e Sergio Reguilón, duke konfirmuar ambiciet për të konkurruar në nivelet më të larta të MLS.



Read it all at Bota Sot