Klubi bullgar merr vendim për shqiptarin

- Bota Sot

Klubi bullgar merr vendim për shqiptarin

Aventura e Kevin Dodajt në Bullgari te skuadra e CSKA Sofje nuk po shkon ashtu siç futbollisti e kishte menduar.

20-vjeçaru u transferua te ekipi bullgar në verën e këtij viti, por fatkeqësisht nuk ka mundur të gjejë hapësirat.

Futbollisti kryeqytetas nuk është në dëshirën e stafit dhe në këtë mënyrë ka dalë jashtë llogrive të tyre dhe nuk shihet si i duhur për ekipin. Në këto kishte CSKA Sofje po mendon edhe huazimin e tij.

Skuadra që është e interesuar për ta huazuar ish-futbollistin e Vllaznisë është Botev Vratsa, e cila luan në kampionatin bullgar.

Vlen të theksohet se në këtë sezon Dodaj ka mudur të luajë në 8 ndeshje, në total 230 minuta, ku nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.



Read it all at Bota Sot