Inter bëri të ditur dje se Denzel Dumfries do të mungojë për të paktën 2-3 muaj, pasi holandezi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë.
Në këtë situatë, klubi zkaltër po mendon të bëjë një përforcim në krahun e djathtë për merkaton e janarit.
Ideja e tyre është të gjejnë një zëvendësues të përhershëm në krahun e djathtë të mbrojtes, duke qenë se holandezi mudn të largohet përfundimisht gjatë verës së ardhshme.
Sipas asaj që zbulon Nicolo Schira, drejtuesit zikaltër janë shumë të ionteresuar për mbrojtësin e djathtë të Veronës, Rafik Belghali, i cili po tregon një nivel të shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Serie A.
Për algjerianin ka interes konkret edhe nga Juventus, pasi 23-vjeçari ka një vlerë në treg më pak se 10 milionë euro dhe mund të jetë një bast i fituar për të ardhmen, ndaj Inter dhe Juventus po punojnë për të finalizuar transferimin e mundshëm të tij.