Ylli shqiptar në Itali

- Bota Sot

Ylli shqiptar në Itali

Këtë herë nuk ishte as titullar. I ndodh shumë rrallë, por qëllon, e megjithatë asgjë nuk e pengon Flavio Sulejmanin.

Kombëtarja shqiptare mund t’ia dëgjojë shpejt zërin, ndërsa sulmuesi I ri shënoi një tjetër gol në kampionatin e Shpresave në Itali, që matanë Adriatikut e quajnë Primavera.

Ylli 19-vjeçar barazoi llogaritë në 2-2 në duelin e Lacios së tij ndaj Torinos, ndihmuar edhe nga fakti që piemontezët humbën dy lojtarë me kartonë të kuq.

Gjithsesi, vlerat e qendërsulmuesit shqiptar nuk mund të ulen.

Sulejmani ka plot 5 gola e 3 asistë në 14 ndeshje të kampionatit, pra më shumë se një kontribut për rrjetë në dy sfida.

Ka realizuar ndaj rivalëve si Kremoneze, Çezena, Sasuolo, Verona e tani Torino, ndërsa asistet e tij kanë krijuar golat ndaj gjigandëve Milan e Inter, si dhe kundër Kremonezes kur ishte më i miri në fushë.

Nuk besohet se do të vonojë shumë debutimi I tij tek skuadra e të rriturve të Lacios, ose do të huazohet në një ekip tjetër i Serisë A apo ndoshta jashtë Italisë.

Në moshën 19 vjeç i ka bërë vend vetes në Shqipërinë U21, ku është aktivizuar dy herë nga trajneri Alban Bushi, dhe mund të vlerësohet si e ardhmja e sulmit kuqezi ku për momentin luajnë Broja, Manaj apo Daku.



Read it all at Bota Sot