Talenti 20-vjeçar Arijon Ibrahimoviç ka tërhequr vëmendjen e tifozëve pas prezantimit të këpucëve të reja të futbollit, ku shihet i vendosur flamuri i Kosovës.
Ky veprim ka ngjallur spekulime nëse lojtari i lindur në Gjermani do të zgjedhë të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh se ai deri tani ka luajtur vetëm për Gjermaninë deri te U21.
Sipas burimeve, FFK ka shprehur interesim për Ibrahimoviç dhe po monitoron nga afër vendimin e tij, ndërsa lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi përfaqësimin ndërkombëtar.
Arijon Ibrahimoviç
Me këtë gjest, shumë tifozë e shohin si një sinjal të mundshëm që Ibrahimoviç mund të bashkohet me Kosovën në të ardhmen.