15-vjeçari në Britani akuzohet për vrasjen e vajzës nëntëvjeçare

- Bota Sot

15-vjeçari në Britani akuzohet për vrasjen e vajzës nëntëvjeçare

Një djalë pesëmbëdhjetëvjeçar është paraqitur në gjykatë i akuzuar për vrasjen e nëntëvjeçares Aria Thorpe në Weston-super-Mare.

Vajza vdiq pardje nga plagët e thikës në shtëpinë e saj, konfirmoi Policia e Avon dhe Somerset, raporton Sky News.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në adresën në Lime Close, por vajza për fat të keq nuk mundi të shpëtohej dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

I mituri (15), identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të moshës së tij, u paraqit sot para Gjykatës së Magjistraturës në Bristol.

Ai është mbajtur në paraburgim në një qendër për të mitur deri në seancën e tij të radhës në Gjykatën e Kurorës në Bristol, e cila është planifikuar për pasnesër. Detajet e çështjes nuk dihen ende.

Mbikëqyrësja Jen Appleford nga Policia e Avon dhe Somerset tha se komuniteti lokal ishte thellësisht i tronditur dhe familja e vajzës po merrte të gjithë mbështetjen që u nevojitej.

"Është e pamundur të përshkruhet në mënyrë adekuate se sa traumatike kanë qenë 36 orët e fundit për ta dhe ne do të donim të përsërisnim kërkesën e tyre për privatësi në termat më të forta të mundshme", tha Appleford.

Policia po punon me shkollat lokale dhe institucione të tjera për të siguruar mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi, transmeton KosovaPress.



Read it all at Bota Sot