Kombëtarja e Kosovës regjistron fitoren e parë në turneun në Çeki

- Bota Sot

Kombëtarja e Kosovës regjistron fitoren e parë në turneun në Çeki

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në turneun që po zhvillohet në Çeki, duke mposhtur Kombëtaren e Letonisë me rezultat 7:4, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë gola.

Kosova e nisi mirë takimin dhe e kontrolloi lojën në pjesën e parë, e cila u mbyll me epërsi 3:1 në favor të Dardanëve, falë organizimit të mirë dhe efikasitetit në fazën sulmuese.

Edhe pjesa e dytë solli lojë dinamike dhe gola, me Kosovën që arriti ta ruajë epërsinë dhe ta menaxhojë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Sa i përket realizatorëve, Drilon Maxharraj ishte protagonisti kryesor i takimit me tre gola të shënuar.

Nga dy gola realizuan Drilon Haxhijaj dhe Shqiprim Imeri, ky i fundit në debutim me fanellën dardane.  

Kjo fitore i jep motiv shtesë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e radhës në turne, duke konfirmuar rritjen dhe potencialin e ekipit në skenën ndërkombëtare të futsallit.

Letonia - Kosova 4:7

Drilon Maxharraj 3 gola
Drilon Haxhijaj 2
Shqiprim Imeri 2



Read it all at Bota Sot