Bekim Bakaj: Suksesi nuk blihet, ai ndërtohet çdo ditë

- Bota Sot

Bekim Bakaj: Suksesi nuk blihet, ai ndërtohet çdo ditë

Ish futbollisti i mirënjohur i Lirisë së Prizrenit, Bekim Bakaj, ka një mesazh interesant për gjeneratat e reja.

Bakaj ka disa këshilla për të rinjtë se si mund t’i arrijnë majat e futbollit.

“Një futbollist i ri për t’i arritur majat e futbollit duhet të ketë disiplinë, përkushtim dhe besim në vete. 

Çdo ditë duhet të punojë fort, të respektojë trajnerët, klubin dhe shokët e ekipit, sepse suksesi nuk vjen rastësisht.

Talenti është i rëndësishëm, por puna e palodhur bën diferencën. 

Dështimet, kritikat dhe momentet e vështira janë pjesë e rrugës dhe nuk duhet të jenë arsye për dorëzim. 

Mentaliteti i fortë dhe durimi janë armët më të mëdha të një futbollisti të ri.

Një futbollist i ri nuk duhet të mendojë menjëherë për paranë. 

Në këtë moshë fokusi duhet të jetë te zhvillimi, përmirësimi i lojës dhe ndërtimi i karakterit. 

Paraja vjen vetë më vonë, si rezultat i punës, sakrificës dhe profesionalizmit.

Kujdesi për trupin, ushqimi i shëndetshëm, gjumi dhe jeta sportive janë po aq të rëndësishme sa stërvitja. 

Respekti, përulësia dhe dëshira për të mësuar e bëjnë futbollistin jo vetëm më të mirë në fushë, por edhe si njeri.

Suksesi nuk blihet, ai ndërtohet çdo ditë”, ka shkruar Bakaj në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot