Presidenti i Beshiktashit për Ernest Muçin: Nuk ka asnjë alternativë tjetër

- Bota Sot

Presidenti i Beshiktashit për Ernest Muçin: Nuk ka asnjë alternativë tjetër

Nuk do të ketë transferim përfundimtar të Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori, për më pak se 8.5 milionë euro.

Presidenti i Beshiktashit, Serdal Adali, ka qartësuar se do të ndiqet vetëm rruga e kontratës.

“Kushtet e Muçit janë të shkruara në kontratë.

Nëse kontrata përmbushet, transferimi realizohet. Jashtë kontratës së tij nuk ka asnjë alternativë tjetër”, u shpreh presidenti i Beshiktashit së fundmi.

Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro për blerjen e kartonit, pasi shpenzoi 1 milion euro për huazimin e mesfushorit shqiptar.

Gjatë kësaj kohe është folur për tratativa të reja ku Trabzonspori do kërkojë të paguajë më pak.

Muçi ka shpërthyer në katër javët e fundit te Trabzonspori. Prej tij janë shënuar gjashtë gola në total.



Read it all at Bota Sot