Shkëndija e Tetovës të enjten në Larnaka të Qipros zhvillon ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në fazën kryesore të UEFA Conference League. Para mediave folën trajneri Jeton Beqiri dhe portieri Gaye.
Kuqezinjtë sonte zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para përballjes së raundit të gjashtë të UEFA Conference League, kur përballë AEK Larnaca-s në Qipro kërkojmë rezultat pozitiv për të konfirmuar kualifikimin në fazën e ardhshme të kësaj gare. Dueli AEK Larnaca-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 21:00.
Jeton Beqiri: “Ne kemi provuar se kemi mundur të luajmë edhe me skuadra të forta në Europë gjatë këtij kompeticioni. Ne kemi respekt maksimal për ekipin e AEK-ut, por në asnjë moment nuk futemi në ndeshje për tu frikësuar si kundërshtarë, pavarësisht forcës dhe nivelit që kanë ato.
Me punë dhe me seriozitet të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes, shpresojmë që edhe nesër të dalim me rezultat pozitiv”.
Baboucarr Gaye: “Natyrisht, ne punojmë shumë në detaje për kundërshtarët tanë, në këtë rast edhe AEK-un. Ata janë një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm.
Jo vetëm unë si portier, por i gjithë ekipi të jemi të vëmendshëm për cilësitë e tyre, jemi duke punuar në këtë drejtim falë edhe stafit të trajnerëve. Pra, secili duhet të jetë i vetëdijshëm për kualitetet e tyre, por edhe kualitetin tonë dhe gjithë këtë ta shfaqim nesër në këtë ndeshje”.
Jeton Beqiri: “Ekipi i AEK-ut posedon një mbrojtje jashtëzakonisht të mirë, ata kanë pranuar vetëm një gol në ndeshjen e fundit.
Mendoj që vetëm mbrojtja e tyre bënë diferencën, ata luajnë si ekip dhe në grup sulmojnë dhe mbrohen së bashku.
Jam i mendim për të dalur me rezultat pozitiv, ne duhet të bëjmë një performancë të nivelit të lartë për të cilën ne bisedojmë dhe bëjmë analizë me futbollistët gjatë gjithë kësaj jave, pasi dëshirojmë ta përfundojmë këtë aventurë europiane me sukses me këto 6 ndeshje që kemi në fazën e ligës. Pastaj, sipas rezultatit do të shohim se çfarë do të na sjell fundi i ndeshjes”.
Baboucarr Gaye: “Sa u përket pritjeve para ndeshjes, mendoj se është e njëjtë çdo herë. Përgatitesh sa më mirë që mundesh dhe thjesht përpiqesh të përqendrohesh në punën tënde. Në këtë rast, puna ime është ta mbaj portën të sigurtë. T’i mbështes djemtë, të jesh aty dhe për të ndaluar krosimet, çfarëdo që vjen, thjesht të jesh aty, aktiv dhe mbështetës. Thjesht po përpiqem të përqendrohem te detyrat e mia në ndeshje dhe të qëndroj i qetë është gjithçka që bëj para ndeshjes”.
Jeton Beqiri: “Për të gjitha skuadrat në këtë kompeticion, është ndeshja e fundit ashtu siç është për ne dhe për ekipin e AEK-ut. Edhe ata kanë matematikat e veta sa i përket plasmanit edhe ne jemi në luftë për tu kualifikuar. Për mua është shumë e rëndësishme, pasi deri në ndeshjen e fundit jemi në luftë për diçka të madhe për ekipin tonë.
Besoj që edhe ne edhe futbollistët, por edhe tifozët e të tjerët, nuk jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur deri në këtë momente dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, e cila do të na mundësoj që edhe në pranverë të performojmë në Kupat Europiane”.
Baboucarr Gaye: “Nuk hyj në ndeshje duke thënë, dua të jem njeriu kryesor, dua ta bëj pritje të mëdha. Thjesht dua të bëj detyrën time bazike sa më mirë që mundem. Në fund të ditës do të shohësh çfarë do të marrësh nga një ndeshje.
Natyrisht, si portier gjithmonë do të lësh fushën me portë të paprekur. Qoftë sepse bën një pritje të mirë apo qoftë sepse mbrojtësi bllokon topin në vijë. Nuk ka rëndësi për mua. Në fund, suksesi i ekipit është më i rëndësishëm”.
Baboucarr Gaye: “Sigurisht, kemi pasur një vit të mirë si klub. Unë jam këtu vetëm gjashtë muaj, por gjithsesi, kemi pasur një vit të mirë dhe duam ta përfundojmë këtë vit fuqishëm. Nuk dua të shkoj në pushimet e dimrit duke pasur një humbje në mendjen time.
Sepse kjo është gjëja e fundit për të cilën do të mendoja. Do të kem një ndeshje të mirë, një ndeshje të mirë me ekipin. Të jemi të suksesshëm dhe në fund, nëse bëjmë detyrat tona mendoj se do të kemi edhe dy ndeshje tjera vitin e ardhshëm”.