Guardiola i prish punë Barcelonës

- Bota Sot

Guardiola i prish punë Barcelonës

Yan Diomande, falë paraqitjeve shumë të mria te Leipzig, ka përfunduar në radarin e gjithë klubeve të mëdha. Kombinimi i fuqisë, shpejtësisë dhe aftësisë për të dribluar e bëjnë Diomande një lojtar shumë të kërkuar në treg.

Prej kohësh, një nga klubet që ndjek më vëmendje 19-vjeçarin është edhe Barcelona, pavarësisht se katalanasit nuk janë në situatën e tyre financiare më të mirë.

Flick ka shprehur publikisht admirimin për anësorin nga Bregu i Fildishtë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mundshëm të tij.

Ndërkohë, “Sky Sports” zbulons e aktualisht klubi që i prin garës për transferimin e Diomande është Manchester City.

Duke qenë se mund të luajë në disa pozicione sulmuese, Diomande është profili i preferuar i Guardiolës për të forcuar sulmin.

Sipas raportimit në fjalë, Manchester City është gati të paguajë klauzolën e vebdosur nga Leipzig për Diomande që është plot 100 milionë euro.



Read it all at Bota Sot