Ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli shkurtimisht për “Gazzetta dello Sport” rreth aventurës së tij në Arabinë Saudite, dhe jo vetëm për sa i përket rezultateve.
“Kam fituar 13 ndeshje radhazi, nuk po relaksohem…
Është parajsë këtu, ndihem shumë mirë.
Askush nuk dëshiron të largohet.”
Klubi i tij është gati të përurojë një qendër të re sportive, e cila do të ketë dy fusha stërvitore, një palestër, një qendër fitnesi, një qendër mjekësore e kështu me radhë.