“Ujqërit e Dëborës” thellojnë diferencat me ndjekësit

- Bota Sot

“Ujqërit e Dëborës” thellojnë diferencat me ndjekësit

Ndeshja e prapambetur Iliria – Skënderbeu tashmë ka dhënë edhe tabelën e plotë të renditjes për 16 javët e deritanishme në kampionat.

Përballje kjo që përfundoi me fitoren 2-0 të korçarëve, të cilët rikthehen te triumfi në kampionat pas 2 javësh.

“Ujqërit e Dëborës” pas fitores së ditës së djeshme thellojnë kështu diferencat me ndjekësit. Aktualisht kryesojnë me 37 pikë, plot 7 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe 8 nga Pogradeci i vendit të 3-të.

Ndërkohë në “top-6”-she janë edhe Apolonia, Iliria dhe Kastrioti me saktësisht 22 pikë dy të parat dhe 21 pikë i ndjek ekipi i Kastriotit.

Me nga 20 pikë ndodhen 3 ekipe, Korabi, Besa e Burreli të renditura saktësisht në vendin e 7, 8 dhe 9. Me 16 pikë ndodhet Lushnja, teksa me 11 pikë vjen Luftëtari dhe mbyll tabelën e klasifikimti skaudra e Kukësit me vetëm 9 të tilla.



Read it all at Bota Sot