Firminjo zbulon për herë të parë se si refuzoi Real Madridin

- Bota Sot

Firminjo zbulon për herë të parë se si refuzoi Real Madridin

Fituesi i Championsit me Liverpulin në sezonin 2018/19, Firminjo ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar Realin e Madridit.

Braziliani deklaroi se pasi e mbylli me të kuqtë në 2023-shin, pati një ofertë nga “Los Blancos” por nuk ishte zgjedhja e parë dhe priti ofertën e Al-Ahli në Arabinë Saudite.

“Pati interes nga Real Madridi, por nuk ishte zgjedhja ime e parë dhe më është dashur të prisja derisa të merrja një ofertë nga Al-Ahli.

I kam marrë në konsideratë të dyja opsionet, të pres ose të largohem, dhe vendosa t’i bashkohem Al-Ahli, dhe mendoj se ishte vendimi i duhur”, tha ai shkurtimisht.



Read it all at Bota Sot