Napoli dhe Milani përballen sonte në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, një ndeshje që nis në orën 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin e Universitetit King Saud në Riad.
Dueli pritet me interes të madh, pasi përballë janë kampioni aktual i Serie A dhe nënkampioni i Kupës së Italisë. Në sulm, vëmendja është te Rasmus Hojlund për Napolin dhe dyshja Christian Pulisic–Christopher Nkunku për Milanin.
Napoli rikthen Stanislav Lobotkën në formacion, por vazhdon të ketë mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, përfshirë Kevin De Bruyne dhe Frank Anguissa. Milani nga ana tjetër do të luajë pa Rafael Leaon dhe Matteo Gabbiën, ndërsa në mesfushë pritet të startojë Luka Modric.
Sipas mediave italiane, trajneri Allegri ka bërë edhe dy ndryshime të fundit, duke zgjedhur Ardon Jasharin dhe Pervis Estupinanin në formacion.
Këto janë formacionet e mundshme:
Napoli (3-4-3): Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus; Politano, Lobotka, McTominay, Spinazzola: David Neres, Hojlund, Elmas.
Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, De Winter, Pavlovic; Saelemaekers, Loftus-Cheek, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Nkunku, Pulisic.