Trajneri i Bashkimit: Ambiciet janë të qarta

- Bota Sot

Trajneri i Bashkimit: Ambiciet janë të qarta

Ekipi i Bashkimit po bën plane për pjesën pranverore të sezonit.

Trajneri Bazhe Janakievski është i vendosur që me përforcime dhe përgatitje, skuadra e Bashkimit të sigurojë mbijetesën në elitë.

Klubi i futbollit Bashkimi e përfundoi pjesën e parë të sezonit në mes të tabelës (në vend të gjashtë më 22 pikë) në Ligën e Parë.

Me një bilanc prej 6 fitoresh, 4 barazimesh dhe 6 humbjesh.

"Ky ishte një gjysmësezoni solid me një pozicion realist në tabelë në Ligën e Parë", theksoi Janakievski.

Edhe pse fundi i pjesës së vjeshtës ishte i vështirë - me tre humbje radhazi dhe një diferencë golash prej 1:12 - Janakievski beson në një kthesë. Fokusi i tij tani është në afatin kalimtar dhe në ngritjen e nivelit të lojës.

“Ambiciet janë të qarta, mbijetesa. Prandaj, duhet të ndërtojmë një ekip që do të jetë në gjendje të pretendojë fitoren kundër çdo ekipi në Ligën e Parë”, tha ai.

Përveç rezultateve, përshtypja midis tifozëve është gjithashtu e rëndësishme për stafin e trajnerëve. Janakievski paralajmëron futboll ofensiv dhe tërheqës në pjesën e pranverës.

“Pres që Bashkimi të luajë futboll të bukur në vazhdimin e kampionatit që do të kënaqë publikun tonë besnik”, përfundoi ai.

Bashkimi e fillon pjesën pranverore më 15 shkurt ku do të presë ekipin e Pelisterit.



Read it all at Bota Sot