Futbollisti Anis Mehmeti është objektivi kryesor i Panathinaikosit për verën e ardhshme, siç është raportuar këtë javë në Greqi.
Një destinacion i papritur ky që doli në dritë vetëm së fundmi.
Mehmeti plotëson karakteristikat e mesfushorit sulmues, që trajneri Rafael Benitez preferon.
Vetë 24-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit, megjithatë zërat janë që do rinovojë.
Bristol City nuk do të mbetet pa gjë.
Do të jetë e vështirë megjithatë, që Mehmeti të qëndrojë edhe pas përfundimit të sezonit.
I lindur në Londër, është kthyer në idhull për tifozët e Bristolit.
Në 21 ndeshje të Championship deri tani ia ka dalë të shënojë gjashtë gola dhe të asistojë gjashtë të tjerë.