Korabi do të luajë në shtëpi

- Bota Sot

Korabi do të luajë në shtëpi

Do të luhen në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë.

Të shtunën do të luhen 4 takime në orën 13:30, ndërsa të dielën dy sfida në po të njëjtin orar.

Apolonia-Laçi është një nga ndeshjet më interesante të së shtunës, pasi përballen dy skuadra që synojnë ngjitjen në elitë. Pogradeci udhëton drejt Gjirokastrës për tu ndeshur me Luftëtarin,

Korabi do të luajë në shtëpi kundër Burrelit, ndërsa Kastrioti do të masë forcat me Lushnjën.

Të dielën luhen dy takime interesante, përballjet Besa-Iliria dhe Kukësi-Skënderbeu.

Pas 16 javëve të luajtura Skënderbeu kryeson renditjen me 37 pikë, i ndjekur nga Laçi (30 pikë) dhe Pogradeci (29 pikë).



Read it all at Bota Sot