“Thesari” i radhës i Borussia Dortmund duket se do të jetë Karim Adeyemi. 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga verdhezinjtë dhe destinacioni i ri duket se do të jetë Parisi.
Mediet gjermane bëjnë me dije se Luis Enrique ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Adeyemi, klauzola e të cilit është 75 milionë euro dhe francezët duket se janë gati ta paguajnë.
Adeyemi që njihet ndryshe edhe si “dhëndri i Kosovës” për shkak të lidhjes së konsoliduar tashmë me këngëtaren shqiptare, Loredana Zefi.
Dhe një nga arsyet që po e shtynë Adeyemi-n për t’u larguar nga Dortmund dhe Gjermania duket se është edhe partnerja e tij, Loredana, e cila thuhet se është e “dashuruar” me një qytet si Parisi dhe e sheh atë si vendin ideal që ofron një stil jetese më në përputhje me pritjet e tyre.