Bologna - Inter, Chivu: E dimë çfarë duam

- Bota Sot

Bologna - Inter, Chivu: E dimë çfarë duam

Interi dëshiron të ngrejë përsëri një trofe.

Zikaltërit nuk kanë fituar që nga titulli i tyre historik me yllin e dytë, dhe pas një viti zhgënjimi të madh, ata mezi presin të festojnë përsëri.

Për ta bërë këtë, do t’u duhen dy fitore në dy ndeshjet e tyre të ardhshme.

Duke filluar nesër kundër Bolonjës së Vincenzo Italianos, ekipit që u ka hapur shumë punë zikaltërve në sezonet e fundit.

Megjithatë, për Cristian Chivu-n, vetëm ndeshja e nesërme ka rëndësi: “Çfarë do të thoshte për mua të fitoja një trofe menjëherë? Nuk ndryshon asgjë për mua, nuk po kërkoj reputacion. Po shijoj rritjen e ekipit tonë. Që nga fillimi i sezonit, i premtuam vetes se do të luanim çdo ndeshje me dëshirë dhe ambicie. Meqenëse jemi këtu, edhe nëse ndoshta nuk e meritojmë duke qenë se nuk fituam asgjë vitin e kaluar, duam ta luajmë deri në fund”.

“Ne e dimë çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë.

Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar ekipe me potencial për të fituar trofe. Është një kënaqësi dhe nder të stërvit këtë grup.

Ata kanë punuar shumë pavarësisht vështirësive dhe disa zhgënjimeve.

Është një grup i bashkuar, plot dëshirë.

Është i uritur. Si staf, ne kemi bërë gjithçka që mundemi për të rikthyer besimin, vetëvlerësimin, pasionin dhe gëzimin në këtë lojë, e cila ndonjëherë është e mrekullueshme dhe ndonjëherë mizore”.



Read it all at Bota Sot