Futbollisti nga Kosova tregon emrin e vajzës së porsalindur

- Bota Sot

Futbollisti nga Kosova tregon emrin e vajzës së porsalindur

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, kanë bërë të ditur lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë.

Dyshja publikuan lajmin në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit gëzimin dhe emocionin e tyre. Vajza e porsalindur u pagëzua me emrin Miresa.

“Falënderimi i takon vetëm

Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”shkroi Daku, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të vogëlushes.

Vesa Vllasaliu gjithashtu ndau emocionet e saj për këtë moment të veçantë, duke përshkruar lumturinë e saj dhe të partnerit.

Pavarësisht se janë bashkë prej kohësh, çiftit rrallëherë i kanë shpërndarë detaje personale nga jeta private, duke e bërë lajmin e ardhjes së Miresës edhe më të veçantë për ndjekësit.



Read it all at Bota Sot