Shkëndija është e madhe dhe do mbetet ashtu, ajo nuk do ndalet këtu bashkë me ‘Ballistët

- Bota Sot

Shkëndija është e madhe dhe do mbetet ashtu, ajo nuk do ndalet këtu bashkë me ‘Ballistët

Shkëndija sonte (ora 21:00) do të përballet me AEK Larnacën në ndeshjen vendimtare të Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Ndeshja e Qipros do të jetë vendimtare për ekipin nga Tetova, i cila po lufton për një fitore, e cila e kualifikon në fazën e play-off.

Në prag të ndeshjes së sontme, njëri nga tifozët e Shkëndijës, “Qanki Buhar Ballisti”, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shkruar se “Shkëndija është e madhe dhe do mbetet ashtu, ajo nuk do ndalet këtu bashkë me Ballistët”.

Ja postimi i tij:

Vet ajo që egziston Shkëndija është fitore e madhe për Shqiptarët kudo që janë e në veçanti për ne Tetovarët, ajo është krenari dhe jemi me fat që e kemi. Vet egzistimi i saj na bën neve që për ne çdo sfidë të jet fitore sepse ne aty shprehim ndjenjat tona të sinqerta, por ajo që sonte që me gjith zemër duam të ndodh do të jetë dita më e madhe e Shkëndijës që kur ajo është formuar.

Në garat ndërkombëtare për herë të parë Shkëndija është shumë afër të kalon grupet dhe të shkruaj historinë, gjë që do mbush zemrat tona.

Pjesë e kësaj historie dhe suksesi janë edhe familja e madhe BALLISTËT, të cilët në çdo milisekondë kan qenë pranë klubit të zemrës, pra kur jemi të bashkuar arrihet gjithçka dhe suksesi nuk mungon.

Shkëndija është e madhe dhe do mbetet ashtu, ajo nuk do ndalet këtu bashkë me Ballistët.



Read it all at Bota Sot