Plani i Zidanes për të ardhmen

- Bota Sot

Plani i Zidanes për të ardhmen

Pavarësisht spekulimeve të shumta që e lidhin me një rikthim të mundshëm te Real Madridi, fokusi i Zinedine Zidane për hapin e radhës në karrierë mbetet te kombëtarja e Francës pas Kupës së Botës.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, deri në këtë fazë nuk ka asgjë të nënshkruar zyrtarisht, por ekziston një plan i qartë për të ardhmen e ish-trajnerit të Real Madridit.

Zidane po e pret momentin e duhur dhe prioriteti i tij kryesor është marrja e drejtimit të “Les Bleus” pas përfundimit të ciklit aktual.

Emri i Zidane është përmendur vazhdimisht në lidhje me pankinën e Real Madridit, sidomos në periudha pasigurie për trajnerin aktual, megjithatë burime pranë tij bëjnë të ditur se ai nuk është i nxituar për t’u rikthyer në futbollin e klubeve.

Zidane, kampion bote si lojtar dhe trajner, shihet si pasardhësi ideal për të udhëhequr Francën në vitet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot